Bega për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti: Hera parë nuk ishte gabim sepse mungonin paratë ndërsa tani ka mjaftueshëm para në treg

Shtimi i parave në treg kur ka para mjaftueshëm do ta rriste edhe më shumë inflacionin (çmimet). Në treg duhet të hedhen para kur nuk ka para të mjaftueshme ka thënë ekonomisti Ertan Bega në emisionin FIVE në RTV Dukagjini

Ekonomisti Ertan Bega, ka folur për tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti, ku ka thënë se, pa e kuptuar rolin e Trustit, çdo bisedë rreth kësaj çështje del jo serioze.

Sipas Begajt, fondet pensionale sikurse Trusti, janë fonde që janë për pleqërinë dhe janë të obligueshme me ligj, sepse këto mjete ju duhen atyre kur të dalin në pleqëri, për një jetë më të dinjitetshme dhe më të lehtë.

Ekonomisti është kundër tërheqjes së kursimeve sepse kjo sipas tij, bie në kundërshtim me qëllimin e këtij institucioni.

“Qëllimi i këtij mekanizimi nëpërmjet të cilit ne sigurojmë një jetë më të dinjitetshme kur të dalim në pension, ndërsa arsyeja e dytë lidhet me rrethanat ekonomike dhe  problematika ekonomike në këtë fazë”, ka thënë Bega në emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Sipas tij, ngritja e çmimeve vije nga dy faktorë; kur prishet zinxhiri i furnizimit dhe nëpërmjet shtimit të parave në treg.

Ai ka komentuar propozimin e subjekteve politike opozitare ku ka thënë se është një propozim populist i cili na futë në një rrugë pa dalje.

Kur të mungojnë parat në treg duhet të hedhen para, por jo tani, është shprehur Begaj.

“Para një viti e gjysmë e kam përkrahur tërheqjen e mjeteve financiare nga Trusti sepse rrethanat kanë qenë të tilla, pra mungonin paratë në treg”, ka thënë ai.

Ndërsa tani ai ka shtuar se ka mjaftueshëm para në treg edhe për këtë arsye ka inflacion ”si pasojë e lëshimit të 100 eurove nga qeveria, inflacioni u rrit për 1.5 për qind vetëm për një muaj”, ka thënë Bega.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika