Ukraina kritikon NATO-n

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka akuzuar NATO-n se “nuk po vepron asgjë” ndaj agresionit rus

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, duke folur në Forumin Ekonomik të Davos në Zvicër, ka kritikuar Aleancën Veriatlantike (NATO), se “nuk po bën asgjë” lidhur me pushtimin rus në Ukrainë.

Sipas tij, teksa NATO-ja “po qëndron mënjanë”, Bashkimi Evropian ka marrë vendime revolucionare që ukrainasit nuk e prisnin t’i merrnin. 

“Populli ukrainas mendonte se NATO ishte një forcë e fuqishme, por lufta është gjithmonë një provë që heq maskat, dhe ne të gjithë ia kemi parë fytyra reale”, është shprehur Kuleba, shkruan “Euronews”.

Megjithatë, kjo nuk ishte hera e parë që ministri ukrainas e ka akuzuar NATO-n si një organizatë që nuk po vepron kundër agresionit rus në Ukrainë.

Më pesë mars të vitit 2022, Kuleba kishte thënë se pozicioni i NATO-s për të mos mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainë nuk kërkon respekt.

Ilustrim

“Ne duhet të tregohemi të ndershëm. Ukrainasit duhet të shohin qartë se NATO nuk është me të vërtetë ajo që ukrainasit e imagjinonin të ishte. Të paktën deri më tani. Nëse nesër ata ndryshojnë qëndrim, bravo. Por aktualisht qëndrimi i tyre nuk shkakton respekt”, kishte thënë Kuleba.

Ai kishte theksuar se në këtë situatë është ngritur një problem jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Aleancën, por që sipas tij, ata ende nuk e kuptojnë këtë.

“Mund të thuash një mijë herë, siç bën NATO, se ata do të luftojnë dëshpërimisht për çdo pëllëmbë të tokës së tyre dhe për faktin se do të forcojnë krahun lindor të NATO-s. Por kur ata nuk marrin asnjë vendim praktik, atëherë Rusia e sheh se të gjitha këto janë fjalë. Dhe ajo e kupton që NATO ka frikë. Dhe asgjë nuk e motivon Rusinë si ndjenja e frikës”, theksoi ministri ukrainas.

Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën e gjashtë prillit, kishte paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.

Kjo për shkak se, sipas tij, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ende dëshiron ta ketë nën kontroll gjithë Ukrainën.

“Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite”

Shija e redaktorit

Osmani pritet me nderime ushtarake në Riad të Arabisë Saudite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime ushtarake në vizitën e saj në Arabinë Saudite.  Ajo po qëndron në Riad, pas ftesës që...

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Të fundit nga rubrika