Rikthehen fluturimet në Mynih, trafiku hekurudhor ende i çrregullt

Jugu i Gjermanisë po përballet me pasojat e borës së madhe, por autoritetet kanë filluar të rikthejnë shërbimet normale. Aeroporti i Mynihut ka rinisur fluturimet pas mbylljes së përkohshme, ndërsa trenat e Deutsche Bahn kanë nisur të funksionalizohen drejt qyteteve kyçe

Një tren i parkuar në stacionin kryesor në Mynih. 2 dhjetor 2023.

Jugu i Gjermanisë ka nisur të këndellet pas borës së parë të madhe në këtë sezon.

Aeroporti i Mynihut i ka rikthyer fluturimet në mëngjesin e së dielës, dhe operatori i trenave Deutsche Bahn, i ka rikthyer linjat drejt qyteteve kyçe.

Aeroporti i Mynihut është funksionalizuar në orën 06:00 pas një mbylljeje të shtunën, për shkak të borës së madhe.

Megjithatë, gjatë këtyre ditëve pritet të ketë kufizime në udhëtime, kanë thënë disa kompani që operojnë prej aty.

Pasagjerëve u është kërkuar që të kontrollojnë nëse do të realizohen fluturimet e tyre, para se të nisen drejt aeroportit.

Për udhëtimet me trena, banorëve të jugut u është bërë thirrje që të bëjnë vetëm udhëtimet e domosdoshme.

Autoritetet kanë angazhuar helikopterë për të kryer vëzhgime ajrore për të parë gjendjen e binarëve.

Pavarësisht situatës, autoritetet kanë raportuar për aksidente të vogla, shkruan REL.

Bora dhe temperaturat e ulëta, pritet të mbizotërojnë në atë zonë edhe në ditët në vazhdim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika