Sa muaj afat në pasaportë duhet të keni që të udhëtoni në Shengen?

Faqja zyrtare e Qeverisë së Kosovës, "Integrimi Evropian," ka publikuar informacione shtesë lidhur me afatin e pasaportës për qytetarët që synojnë të hyjnë në zonën Shengen pas liberalizimit të vizave nga 1 janari 2024. Sipas faqes, për hyrjen në zonën Shengen, kërkohet që pasaporta të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen

Faqja qeveritare Integrimi Evropian i Kosovës ka ndarë disa informata të rëndësishme lidhur me afatin e pasaportës për qytetarët që duan të hyjnë në zonën Shengen pas 1 janarit 2024, kur edhe pritet të liberalizohen vizat.

Sipas kësaj faqeje, për të hyrë në zonën Shengen është e rëndësishme që qytetarët të kenë pasaportë me afat të mjaftueshëm.

“Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për së paku tre muaj pas datës së planifikuar të largimit nga zona Shengen”, thuhet në njoftim nga Integrimi Evropian i Kosovës.

Tutje, aty theksohet se “nëse planifikoni të hyni në zonën Shengen më 1 mars 2024 dhe deklaroni te policia kufitare se do të qëndroni deri më 15 mars 2024, atëherë pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme së paku deri më 15 qershor 2024, pra tre muaj pas datës së planifikuar të kthimit”.

Ndryshe, më 18 prill të këtij viti, Parlamenti Evropian miratoi vendimin që qytetarët e Kosovës të lëvizin të lirë në vendet e BE-së nga 1 janari i vitit 2024.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika