Scholz: Bota është në një pikë kthese

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror ka folur për ndikimin e luftës në Ukrainë dhe se si kjo luftë e shkaktuar nga Rusia ka arritur të bashkojë komunitetin ndërkombëtar

Kancelari gjerman Olaf Scholz i drejtohet asamblesë gjatë takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror (WEF) në Davos, Zvicër, më 26 maj

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka paralajmëruar se Evropa dhe komuniteti ndërkombëtar janë në një pikë kritike dhe se bota ka ndryshuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

“Bota është në një pikë kthese”, ka thënë Scholz gjatë një fjalimi të posaçëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke shtuar se jo vetëm që Ukraina është në rrezik, por edhe “sistemi i bashkëpunimit ndërkombëtar që u farkëtua pas dy luftërave botërore”, raporton CNN.

Lufta ishte një “rrufe”, por perspektiva që Rusia “të kapte Ukrainën duket më pak e mundshme sesa në fillim” të pushtimit, ka thënë Scholz, duke përmendur rezistencën e ashpër të trupave ukrainase dhe ndihmën e komunitetit ndërkombëtar.

Moska ka dështuar në objektivat e saj ushtarake deri më tani, por ka arritur të bashkojë komunitetin ndërkombëtar dhe të përparojë shpejt planin e Ukrainës për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian, ka shtuar, transmeton PortaliD.

“Ne nuk mund ta lëmë Putinin ta fitojë këtë luftë dhe besoj me vendosmëri se ai nuk do ta fitojë atë”, ka thënë Scholz.

Së fundmi, Kancelari Scholz ka mbajtur një fjalim përpara samitit të ardhshëm të Bashkimit Evropian gjatë një sesioni në Bundestag në Berlin, Gjermani, më 19 maj dhe ka propozuar krijimin e një fondi të solidaritetit për të rindërtuar infrastrukturën dhe ekonominë e Ukrainës, të shkatërruara nga lufta e agresionit rus.

Scholz propozon fondin e solidaritetit të BE-së për të rindërtuar Ukrainën

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika