“Sjellje skizofrenike”, reagon Pacolli ndaj analistëve: Po e shfrytëzojnë tragjedinë e Liridonës

Behxhet Pacolli, ish-President i Kosovës

“Është kritike të dallohen dhe kundërshtohen deklaratat e paqëndrueshme dhe pa fakte të disa “debatuesve” apo “analistëve” që njollosin imazhin dhe reputacionin e të tjerëve vetëm për të përfituar vëmendjen publike”, ka reaguar ish-presidenti i Kosovës, Bexhet Pacolli.

“Kjo ndihmon në ngritjen e nivelit të bisedës dhe transparencës së informacionit për publikun, duke theksuar seriozitetin e mediave”, ka theksuar ai.

Më tej, ai ka ngritur shqetësimin se kjo tragjedi është duke u shfrytëzuar për të krijuar imazhe.

“Nga largësia, vërej disa insinuata të individëve me sjellje skizofrenike që shfrytëzojnë tragjeditë si ajo e Liridonës, për të tërhequr vëmendjen në platformat mediatike dhe për të krijuar një ndonjë ‘imazh’”, ka thënë Pacolli.

Ndërkohë, Pacolli ka treguar arsyeje që kanë penguar për të marrë pjesë në varrimin e Liridonës.

“Për të sqaruar publikun, po ndjek një rrugë të gjatë dhe të planifikuar prej 6 muajsh, që më ka penguar të marrë pjesë në varrim, gjë për të cilën janë kujdesur vëllezërit, familja dhe bashkëpunëtorët e mi”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika