Zgjedhjet presidenciale ruse mbahen më 17 mars

Këshilli i Federatës ka caktuar 17 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale

Dhoma e lartë e parlamentit të Rusisë, Këshilli i Federatës, ka caktuar 17 marsin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

Këshilli e miratoi vendimin gjatë një seance më 7 dhjetor.

Vladimir Putin, i cili ka qenë në pushtet si kryeministër ose president që nga viti 1999, ende nuk e ka shpallur synimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhje për një mandat tjetër gjashtëvjeçar, megjithëse pritet shumë që të marrë pjesë.

Një ndryshim kushtetues i lejoi Putinit mundësinë për të kandiduar në zgjedhje.

Deri më tani për të kandiduar kundër Putinit nuk është paraqitur asnjë sfidues serioz./REL

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika