Kurti takon kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Kurti bëri të ditur se ka marrë pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate (SPD) dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë përvojë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Kurti këtë e ka bërë të ditur përmes platformës “X”, ku ka njoftuar se ka marr pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate.

Ai gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen në kongres teksa thotë se takimi me Scholzin ishte i frytshëm.

“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD në këtë vit, ku pata një takim të frytshëm me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ku nënvizuam fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika