Zëdhënësi i AAK-së i reagon Bislimit për Elektroseverin: Kjo qeveri me rrena ka ardhë, me rrena do të perfundojë

Pas deklaratës së zëvendëskryeministrit Bislimi ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, duke thënë se "Kjo qeveri me rrena ka ardhë e me rrena do të perfundojë"

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi që deklaroi se e ka mirëpritur marrëveshjen në mes të KEDS-it dhe Elektroserverit.

Xhemaili është shprehur se kjo Qeveri ka ardhur me gënjeshtra dhe do të përfundojë në këtë mënyrë.

“Kjo qeveri me rrena ka ardhë e me rrena do të perfundojë. Populli nuk han bari, populli ju sheh!”, ka shkruar ai.

Zëdhënësi i AAK-së ia ka kujtuar Bislimit qëndrimin e kryeministrin Kurti që si opozitar kishte ndaj Elektroseverit.

“Prej kur marrëveshja me Elektroseverin, qenka bërë marrëveshje historike dhe sukses i jashtëzakonshëm për Kosovën? Shiheni videon e mëposhtme të Albin Kurtit sa ishte në opozitë dhe qëndrimin e tij për Elektroseverin”, ka shkruar Xhemaili.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se me nënshkrimin e kontratës komerciale në mes të KEDS-it dhe kompanisë Elektroserver është bërë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komune në veri të vendit.

Lexo dhe: Marrëveshja me Elektroserverin, Bislimi: Pas më shumë se 20 vjetësh po i jepet fund mospagesës së rrymës në veri

Bislimi ka thënë se duhet të vazhdohet përpara me hapat e tjerë për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vjetësh mospagesës së rrymës në ato pjesë të vendit.

“Me nënshkrimin e kontratës komerciale ndërmjet KEDS-it dhe Elektrosever, sipas pikës 3 të Udhërrëfyesit për Marrëveshjen e Energjisë, u bë një hap tutje drejt normalizimit të furnizimit me energji dhe faturimit në katër komunat në veriun e Kosovës.  Më shumë se 1 vit pas dakordimit mbi udhërrëfyesin e pasi pala jonë i përmbushi menjëherë obligimet e saj që derivojnë nga marrëveshja, Elektrosever pranoi ta nënshkruajë kontratën. Operimi edhe në veri do të ndodhë brenda kornizës ligjore e rregullative të Republikës së Kosovës, ashtu siç në të gjithë territorin e vendit tonë”, ka thënë Bislimi.

Lidhur me këtë marrëveshje, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është shprehur “i kënaqur”.

Sipas tij, kjo marrëveshje shmang mundësinë që qytetarët në veri të Kosovës të mbetën pa energji elektrike.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika