Aktivizohen mashtruesit, përfitojnë nga tragjedia e vrasjes së Liridona Ademajt

Tragjedia e rastit të Liridona Ademajt, po dyshohet se është keqpërdorur nga mashtrues. Një i tillë, ka kontaktuar familjen Murseli, duke u kërkuar rreth 300 euro, në mënyrë që t’ua dërgojnë mbi 5 mijë dollarë të mbledhura për dy fëmijët e Liridona Ademajt. Përderisa paratë e kërkuara janë dërguar, shumë prej 5 mijë dollarësh nuk është dorëzuar asnjëherë, ndërsa rasti tashmë ka përfunduar në polici. I dyshuar në këtë rast, është një person që njihet në opinion për mashtrime të ngjashme, por që është në një shtet fqinj

Pa kaluar as dy javë nga nata kritike ku Liridona Ademaj u vra, familja e Shaban Murselit ka marr një telefonat të çuditshme gjatë së shtunës.

Një person i panjohur deri në atë moment, që ishte paraqitur si përfaqësues i një shoqate bamirësie nga Mali i Zi, i kishte njoftuar ata se kanë mbledhur janë mbledhur pese mijë dollarë për dy femijet që humbën, e babai i tyre po dyshohet si organizator i rastit.

Por që të hollat të dergohen në familje, personi nga Mali I ZI, pati një kërkes.

Në tërë ketë bised prezent ishte edhe babi i të akuzuarit të tretë për përfshirjen për vrasjen e Liridona Ademajt, Kushtrim Kokallaj, Saliu.

Për televizionin Dukagjini, ai ka treguar se si ranë pre e mashtrimit.

Baba i Kushtrim Kokallajt, Sali Kokallaj ka theksuar se  “Tha duhet menjëherë me i pagu 280 euro në Western Union, se pa i pagu ato paret nuk dalin. Mi dha 280 euro Shabani, shkova i pagova. Shkova në Bankë, ku pat me i qit paret, i tregova që kështu më ka thënë njani, jo tha s’ka kurgjo.”

I njëjti, ishte prezantuar si Rinard Gjonbalaj, përfaqësues i një shoqate humanitare nga Plava e Malit të Zi.

Televizioni, në numrin e njëjtë me të cilin Gjonbalaj kishte komunikuar me familjarët, ka komunikuar me të, por ai ka mohuar përfshirjen në këtë rast. /

Personi që e ka thirr : “ Unë: T’njëjtit kanë thenë se ju I keni telefonuar dhe ju keni thenë se janë mbledhur disa të holla për dy fëmijet jetim….

Riard:….Apsulutisht nuk ka të bëjë kurgja… unë as nuk I njoh as nuk kom të bëjë asgjë oj e nderuar me atë rast,……

Gjonbalaj, edhe më herët është përmendur si i dyshuar për mashtrime të ngajshme, duke u paraqitur si përfaqësues i bankave të ndryshime komerciale të vendit, e viktimë e tij kishin qenë shumë persona.

Me rastin, tashmë ka filluar të merret policia, pas denoncimit të bërë në Gjakovë.

Zëdhënësi i Policisë-Gjakovë, Sheremet Elezi ka thënë se “Sot  ankuesi  mashkull kosovar ka raportuar në polici se një personit i kishte dërguar një shumë parash me mendimin se do të përdoreshin për bamirësi. Më vonë kishte kuptuar se ishte mashtruar.  Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, me vendimin e të cilit është iniciaur rast “Mashtrim”. Rasti është duke u hetuar”.

Gjonbalaj, siç ishte raportuar vitin e kaluar, kishte shfrytëzuar identetet të ndyrshme, duke u paraqitur edhe si Nardi Krasniqi, përfaqësues i një bankeje komerciale të vendit, e përmes rrjeteve sociale, kishte arritur të vidhte të dhënat personale dhe ato bankare të shumë kosovarëve.

 

 

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika