Lufta shkatërroi ëndrrat e fëmijëve në Gaza

Fotografi Ilustruese

Para se lufta të përfshinte Gazën, Yosra Abu Taim, dymbëdhjetë vjeç, ëndërronte të bëhej mësuese kur të rritej, por tani, ajo ëndërron vetëm të qëndrojë e sigurt dhe gjallë.

Ajo thotë se ëndrrat e saj tanimë janë shkatërruar pasi jeta në Gaza është kthyer në një ferr të vërtetë. Yosra shprehet se tanimë frika e saj është vdekja.

“ Izraelitët na hodhën në erë, na thanë të largoheshim dhe erdhëm këtu në kamp në Rafah të Gazës. Në fillim, flinim në rrugë dhe më pas, pasi na dhanë një çadër dhe ne të gjithë erdhëm të rrinim këtu mbi njëri-tjetrin, po vdesim nga i ftohti. Gjatë luftës ne kemi pasur probleme me gjumin për shkak të zhurmës së dronëve dhe artilerisë kur jetonim në Khan Younis. Ëndrra ime ishte të bëhesha mësuese në një shkollë, por shkolla është shkatërruar.”

Në këtë çadër jeton edhe Hend Al Doji, e cila kërkon një jetë më të mirë, ushqim dhe ujë. Katërmbëdhjetëvjeçarja Hend Al-Doji thotë se luftërat kanë bërë që ajo ta humbë fëmijërinë.

“Kam jetuar luftën e 2014, luftën e 2021, 2023, çfarë është kjo? Gjithçka është luftë, luftë, luftë. Ku e jetojnë jetën familjet? Nuk ka asnjë, kanë vdekur të gjithë.”

Strehimoret e mbipopulluara po e thellojnë edhe më shumë krizën, ku mungesa e ushqimit është shumë e madhe pasi ndihmat janë ndalur, raporton Klannews.

“Është hera e parë që shoh një luftë si kjo, kaq e gjatë. Sa herë që ka një luftë, normalisht përfundon për katër ditë, kjo ka zgjatur më shumë se 60 ditë, izraelitët na kanë shkatërruar ëndrrat, nuk ka asnjë të mbijetuar. Ne shkuam në Khan Younis, ata na detyruan të largoheshim nga Khan Younis, erdhëm në kampin këtu dhe do të qëndrojmë këtu.”

Agjencitë ndërkombëtare të ndihmës kanë deklaruar se rendi publik po shpërbëhej me përhapjen e urisë, duke nxitur frikën e një eksodi masiv në Egjipt. Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe banorët thonë se është e pamundur të gjesh strehim në enklavën me popullsi të dendur.

OKB ka bërë të ditur se banorët e Gazës të dëbuar nga shtëpitë e tyre po shtyhen gjithnjë e më afër kufirit me Egjiptin.
Ky kufi është shumë i fortifikuar, por militantët e Hamasit hapën vrima në mur në vitin 2008 për ta thyer bllokadën të ngushtë.

Banorët në atë kohë kaluan për të blerë ushqime dhe mallra të tjera, por u kthyen shpejt.

Egjipti ka paralajmëruar prej kohësh se nuk do t’i lejojë banorët e Gazës në territorin e tij, këtë herë nga frika se ata nuk do të mund të kthehen më në vendin e tyre.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika