Krasniqi nderon avokatin Adrew Strong: Një amerikan që fliste shqip, e Kosovën e donte shumë

"Përtej rolit të tij si avokat, Andrew ishte një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë.  Këtë ai nuk e bëri vetëm pse e kishte profesion, por sepse drejtësinë e kishte mision"

Në nderim të avokatit, Andre Strong, i cili vdiq gjatë ditës së hënë (dje), janë ndezur qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Në këtë organizim që u bë nga platforma “Liria ka emër”, ndër të tjerë, mori pjesë edhe i pari PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se avokati Strong kishte mision drejtësinë.

“Një qiri për mikun e Kosovës! Dje, në mënyrë të papritur dhe të parakohshme, na la miku ynë, avokati i Kadri Veselit, Andrew Strong.

Përtej rolit të tij si avokat, Andrew ishte një njeri i mirë dhe i drejtë, i cili me tërë qenien e tij u vu në mbrojtje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të shtetit tonë.  Këtë ai nuk e bëri vetëm pse e kishte profesion, por sepse drejtësinë e kishte mision. Andrew e dinte pafajësinë e krerëve të UÇK-së, siç e dinte pastërtinë e luftës së popullit tonë për liri, prandaj, me mendje e zemër u përkushtua secilën ditë të angazhimit të tij në këtë proces”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi më tej tha se Strong ishte “një amerikan që fliste shqip, e Kosovën e donte shumë”.

“Prehu në paqe, mik i dashur”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika