Arrestohen shtatë të dyshuar për krime lufte në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës

Janë arrestuar shtatë të dyshuar për krime lufte në Srebenicë të Bosnjë e Hercegovinës, përfshirë këtu komandantë dhe anëtarë të Brigadës së Zvornikut të ish-ushtrisë së Republikës Sërpska

Fotografi ilustruese

Shtatë njerëz, përfshirë komandantë dhe anëtarë të Brigadës së Zvornikut të ish-ushtrisë së Republikës Sërpska, janë arrestuar nën dyshimin për krime lufte gjatë gjenocidit të kryer nga serbët e Bosnjës, kundër mijëra burrave myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995, në lindje të Bosnjë e Hercegovinës, njoftuan të premten zyrtarët boshnjakë.

Të dyshuarit u arrestuan nga Agjencia shtetërore për Hetime dhe Mbrojtje (SIPA) në afërsi të Zvornikut, tha kjo agjenci pa treguar datën e kapjes së tyre.

SIPA theksoi se të arrestuarit do t’i dorëzohen Zyrës së Prokurorit të Bosnjë e Hercegovinës, pas hetimeve shtesë.

Zyra e Prokurorit konfirmoi për REL-in se në mesin e të dyshuarve ka komandantë të ish-brigadës së Zvornikut.

Trupat serbe të Bosnjës i vranë më shumë se 8.300 kryesisht burra dhe djem boshnjakë brenda dhe përreth Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pasi paqeruajtësit holandezë të OKB-së dështuan ta mbronin një “zonë të sigurt” të OKB-së.

Autoritetet thanë se shtatë personat e arrestuar dyshohen për vrasjen e rreth 800 boshnjakëve afër Orahovacit, pasi kjo zonë ishte kapur nga ushtria e Republikës Sërpska.

Ish-Gjykata Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kanë shpallur gjenocid këtë tragjedi.

Më shumë se 50 njerëz janë ndëshkuar me dënime me burgim për gjenocid dhe krime të tjera në Srebrenicë.

Trupat e viktimave janë nxjerrë nga më shumë se 80 varre masive në Srebrenicë dhe në zonat e afërta Zvornik dhe Bratunac.

Radovan Karaxhiq, presidenti i parë i Republikës Sërpska, entitetit kryesisht serb, i cili bashkë me federatën boshnjake dhe atë kroate e përbëjnë Bosnjën, u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera, përfshirë në Srebrenicë.

Ai po e vuan dënimin në një burg britanik.

Komandanti i ish-ushtrisë së Republikës Sërpska në atë kohë, Ratlko Mlladiq, po e vuan një dënim me burgim të përjetshëm për gjenocid, po ashtu.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika