Krasniqi viziton Mitrovicën, thotë se Qeveria po hakmerret ndaj komunave të opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi të premten e 15 dhjetorit ka vizituar Komunën e Mitrovicës, nën shoqërinë e kryetarit, Bedri Hamza

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të premten e 15 dhjetorit ka vizituar komunën e Mitrovicës, nën shoqërinë e kryetarit, Bedri Hamza.

Këta të fundit kanë ndjekur nga afër punimet që po i realizon komuna e Mitrovicës në ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kushtovë.

Po ashtu, Krasniqi ka shkruar që sipas raporteve zyrtare, komunat të cilat udhëhiqen nga PDK-ja, “janë kampione e qeverisës së mirë, transparencës buxhetore dhe në realizimin e projekteve transformuese për qytetarët”.

“Gjatë kësaj vizite, përcolla nga afër punimet që po i realizon komuna e Mitrovicës në ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Koshtovë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Shipol dhe në bulevardin “Mbretëresha Teutë”, hapësirën ku po ndërtohet shëtitorja pranë lumit Ibër, që lidh shëtitoren e qytetit me shëtitoren e Liqenit Akumulues, si dhe punimet e Ballkonit të Mitrovicës në parkun panoramik mbi qytet. Po ashtu, bashkë me kryetarin Hamza patëm një diskutim shumë frytdhënës me të rinjtë dhe studentët e Mitrovicës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më tej, Krasniqi ka thënë se Qeveria aktuale deri më tani nuk e ka realizuar asnjë projekt kapital për Mitrovicën.

“Diskriminimi hakmarrës i Qeverisë ndaj komunave të cilat nuk i udhëheq partia e kryeministrit, është zhgënjyes”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika