Mbyllet për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të qendrës së skijimit

Rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit është mbyllur tërësisht për qarkullim teksa policët janë duke orientuar komunikacionin

Rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit është mbyllur tërësisht për qarkullim.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka theksuar se policët janë duke orientuar komunikacionin në Brezovicë.

“Ju njoftojmë se për shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi i automjeteve, ndërsa është mbyllur tërësisht për qarkullim rruga nga Brezovica në drejtim të Qendrës së Skijimit, deri në pastrimin e rrugës nga kompania për pastrimin e rrugëve. Policia e stacionit të Shtërpcës dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit është në Brezovicë dhe po orienton komunikacionin”, theksoi ai.

Gjithashtu, Veseli tha se janë njoftuar nga zyrtarët e Qendrës së Skijimit se sot nuk ka kushte për skijim.

Më herët, Brezovica.info ka raportuar se gjendja në Brezovicë është e keqe për shkak të reshjeve të shumta të borës, ku edhe janë bërë disa rekomandime që të shmanget vizita në këtë qendër skijimi.

Bora ka arritur deri në një metër, duke bllokuar kështu parkingun, ndërsa vetëm një korsi e rrugës mbetet e hapur.

“Pas reshjeve të mëdha të borës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë është shumë keq, ka 1 metër borë, vetëm një korsi e rrugës është pastruar, parkingu është i bllokuar. Rekomandim që komuniteti i skijimit të mos vjen sot në Brezovicë”, bëhet e ditur në njoftim.

Në pamjet që janë publikuar shihet se disa vetura kanë mbetur të bllokuara.

Një metër borë në Brezovicë, rekomandohet që të mos vizitohet në këto kushte

 

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika