E bllokuar nga reshjet e borës, hapet për qarkullim rruga në Brezovicë

Pas një pune të pandërprerë, është hapur për qarkullim rruga për qendër të skijimit në Brezovicë, ka njoftuar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi

Pas një pune të pandërprerë, është hapur për qarkullim rruga për qendër të skijimit në Brezovicë.

Kështu ka njoftuar, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, me anë të një postimi në Facebook.

“Gjatë gjithë natës do të punojmë pandërprerë që në mëngjes të jenë të hapura edhe parkingjet në mënyrë që vizitorët ta frekuentojnë pa problem qendrën e skijimit”, shkroi ai.

Ai shton se falë punës së palodhshme të kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme.

“Duke i falënderuar punës së palodhshme të menaxherëve, që janë 24 orë në terren, dhe kompanive të mirëmbajtjes të angazhuar të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme”, shtoi më tej Durmishi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika