Haxhiu akuzon Këshillin Prokurorial të Kosovës për pazare me pozita

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se brenda Këshillit Prokurorial të Kosovës po bëhen pazare

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka ngritur akuza kundër Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke thënë se kanë bërë pazare në procesin e emërimeve.

Në një konferencë për media të mbajtur këtë të hënë, Haxhiu ka theksuar se, edhe pa filluar procesi i emërimit, emrat dhe pozitat janë tashmë të përcaktuara nga grupet e interesit brenda institucionit.

Ministrja ka vlerësuar këto praktika si jodemokratike dhe ka thënë se është e nevojshme një reformë e menjëhershme për të adresuar këtë situatë.

“Ende pa nisur procesi, dihen emrat kush do të jetë ku. Kjo nuk është demokratike, është veprim i grupeve të interesit, pazareve brenda Këshillit për t’i mbajtur në ato pozita edhe më gjatë. Konsideroj se këto janë veprimet e fundit të KPK-së sepse reforma në drejtësi është në rrugë të mbarë”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se kjo sjellje e Këshillit Prokurorial nuk përputhet me parimet demokratike dhe se është koha për ndryshime të mëdha.

Haxhiu ka shprehur mendimin se vendimi i fundit për të përkohshëm për të eliminuar “korporatizmin” ka qëlluar të krijojë një balancë, por ka shtuar se kjo nuk është një zgjidhje afatgjatë.

“Kemi bërë zgjidhjen e përkohshme për ta eliminuar korporatizmin dhe për të krijuar balancë me 19 anëtarë, që do të vlente deri në dhjetor, përkatësisht janar të vitit 2026”, ka deklaruar Haxhiu.

Ajo ka raportuar se Venecia nuk mbështet një zgjerim të numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial.

“Venecia nuk kërkon me ngulm ta braktisim idenë e rritjes së numrit të anëtarëve të KPK-së, por megjithatë parasheh rreziqe dhe nuk e mbështet më tepër sesa versionin e përbërjes së përhershme, me 7 anëtarë”, ka deklaruar tutje ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika