Arifi fajëson sërish Kurtin për pjesëmarrjen e ulët të shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi

Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, Shqiprim Arifi ka fajësuar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për pjesëmarrjen e ulët të votuesve shqiptarë në Luginë

Shqipërim Arifi

Bartësi i listës “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, Shqiprim Arifi ka fajësuar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për pjesëmarrjen e ulët të votuesve shqiptarë në Luginë.

Arifi ka thënë se dje u përmbyll procesi i zgjedhjeve parlamentare në Luginën e Preshevës, duke shënuar pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në tre dekadat e fundit.

“Javë më herët, kemi paralajmëruar se shqiptarët në Luginë do të bojkotojnë këto zgjedhje, gjë e cila ka ndodhur. Kjo, si pasojë e përfshirjes së kryeministrit Kurti, i cili ka përçarë spektrin politik shqiptarë në Luginë në dy lista për garën në zgjedhjet parlamentare. Si rrjedhojë, një shumicë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë, mbi 60 mijë, zgjodhën bojkotimin e zgjedhjeve si formë proteste ndaj spektrit politik në Preshevë dhe Bujanoc”, ka theksuar Arifi.

“Injorimi dhe neglizhimi i takimeve dhe bisedimeve me krerët e shtetit amë – Shqipërisë, është një përgjegjësi morale e kombëtare të cilën do ta bartin përgjatë historisë edhe Shaip Kamberi, edhe Albin Kurti. Marrëdhëniet e Kurtit me udhëheqësit e Shqipërisë, i’u imponuan sot edhe popullit të Preshevës”, ka theksuar ai.

Tutje, Arifi ka shkruar se “për këtë momentum politik, do të mbajnë përgjegjësi gjithë lidershipi shqiptarë në Luginë të Preshevës”.

“Këto zgjedhje janë kthim prapa për shqiptarët në Luginë, jo vetëm për shkak të përçarjes por edhe me përfaqësimin e vetëm një deputeti në parlamentin serb, përkundër potencialit për të dërguar tre apo katër deputetë”, ka theksuar Arifi.

“Përtej arsyeve që çuan në bojkot, është dhe vetëdija e qytetarëve me pritshmëritë nga rezultati që do të sjellte deputeti në Beograd, ku fatkeqësisht çdo mandat i deputetit dekadave të fundit i ka zhgënjyer. Shqiptarët nuk presin më që në Beograd një apo dy deputetë të mund të sjellin ndryshime për shqiptarët. Historikisht, deputetët, me mungesën e efekasitetit të tyre, nuk kanë arritur të sjellin rezultate pozitive për popullsinë shqiptare të Luginës, sepse në radhë të parë i kanë shërbyer përmbushjes së apetitve personale-partiake, me politika egocentrike”, vijon reagimi i tij.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika