Gashi: Kosova për Serbinë është demokraci e përparuar

Analisti Astrit Gashi ka thënë se Kosova në raport me Serbinë është një shtet shumë demokratik, duke e cilësuar vendin si demokraci të përparuar

Analisti Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova për Serbinë është demokraci e përparuar.

Kosova për Serbinë është demokraci e përparuar, ndoshta më e përparuar se ajo amerikane e ato evropiane”, ka thënë ai, duke shtuar se i vjen keq për shqiptarët që jetojnë në atë pjesë dhe duhet të përballen me atë regjim.

Sipas tij, Kosova është një shtet shumë demokratik në raport me Serbinë.

Ndërsa, për fitoren e Vuçiqit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Serbi, Gashi është shprehur se ky është fillimi i mbushjes së kupës së Vuçiqit në Serbi.

“Më duket se kjo fitore është fillimi i mbushjes së kupës së Vuçiqit në Serbi dhe po më duket se ky realisht është fillimi i fundit të Vuçiqit dhe partisë së tij në Serbi”, ka thënë Gashi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka thënë se parregullsitë në zgjedhjet në Serbi, të raportuara nga misionet vëzhguese ndërkombëtare, janë “të papranueshme” për një shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Lexo dhe: Gjermania për zgjedhjet në Serbi: Parregullsi të papranueshme për një vend kandidat të BE-së

“Serbia ka votuar, por Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) kanë raportuar për abuzime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një shtet që e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, ka thënë ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë përmes një postimi në platformën “X”.

Kritika për procesin zgjedhor në Serbi kishte dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka thënë se kjo ka ndodhur nën hijen e parregullsive dhe të shkeljeve demokratike.

Përmes një postimi në platformën X, Von Cramon ka bërë thirrje për një hetim të plotë dhe mbikëqyrje ndërkombëtare.

Lexo dhe: “Kërcënimi i votuesve”, Von Cramon kërkon hetim ndërkombëtar për zgjedhjet në Serbi

Duke qenë pjesë e delegacionit për vëzhgimin e zgjedhjeve, ajo ka raportuar për kushte të pabarabarta, keqpërdorim të burimeve administrative, blerje të votave dhe shkelje të fshehtësisë së votës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika