Spahiu emërohet Inspektore gjenerale e FSK-së

Gjeneralmajorja, Irfete Spahiu u emërua Inspektore gjenerale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pozitë që më herët e mbajti gjenerallejtënant Bashkim Jashari, tash Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës

Kyeministri Albin Kurti, gjeralmajorja Irfete Spahiu dhe presidentja Vjosa Osmani

Me dekret të Presidentes Osmani, gjeneralmajorja, Irfete Spahiu u emërua Inspektore Gjenerale e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar emërimin e gjeneralmajores dhe ka lëvduar punën e saj duke thënë se pjesëmarrja e grave dhe vajzave në ushtri është një drejtim që kërkon guxim dhe vendosmëri.

‘’Pjesëmarrja e grave dhe vajzave në ushtri, tejkalon vetveten. Është edhe trasim i rrugës për çdo vajzë që ndjekë këtë drejtim në jetë me guxim dhe vendosmëri.

Përderisa festojmë arritjet e gjeneralmajores Irfete Spahiu, kujtojmë të gjitha ato gra të guximshme, që na mësuan sakrificën e dashurinë për vendin e popullin. Në të gjitha periudhat historike, në kohë lufte e paqeje, gratë i kanë shërbyer popullit e vendit tonë me trimëri e dashuri të pakusht. Në shumë raste kontributi i tyre është harruar, injoruar ose zvogëluar në histori’’, shkruhet në postimin e kryeministrit.

Ai ka shtuar se Forca e Sigurisë së Kosovës është mishërim i së kaluarës së dhimbshme e të lavdishme, dhe i së tashmes sfiduese dhe se do të vazhdojnë të bëjnë pjesën e tyre për të ardhmen, që përfshirja e grave dhe vajzave në ushtri të jetë në frymën e barazisë dhe kapaciteteve që kanë ato.

Ai perfundon postimin duke i dëshiruar Gjeneralmajores, Irfete Spahiu punë të mbarë e suksese në detyrën e saj në shërbim të vendit dhe paqes.

Gjeneralmajorja Spahiu u emërua Inspektore gjenerale e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pozitë që më herët e mbajti gjenerallejtënant Bashkim Jashari, tash Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Presidentja Osmani dhe gjeneralmajorja Spahiu

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika