Masat e BE-së ndaj Kosovës, Bislimi fajëson Hungarinë që nuk lejoi heqjen e tyre

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka shprehur shqetësimin e tij mbi masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur Kosovës prej disa muajsh. Sipas Bislimit, këto masa kanë pasur një ndikim negativ jo vetëm në ekonominë e Kosovës, por edhe në imazhin e saj ndërkombëtar

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka folur për masat ndëshkuese që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës, tash e disa muaj.

Bislimi tha se këto masa kanë dëmtuar ekonominë por edhe imazhin e Kosovës.

“Ne besojmë që këto masa negative kanë prodhuar çekuilibër në procesin e dialogut. Pavarësisht faktit se qëllimi ndoshta ishte për të nxitur sjellje konstruktive, në këndvështrimin e tyre, kjo dështoi. Shumë vende mbështeten heqjen e menjëhershme të masave dhe kishte disa vende që ishin pro heqjes graduale të masave”, tha Bislimi.

Ai këto komente i bëri gjatë një interviste për “Euronews Albania”, ku theksoi se problemi është se kur ka shtete që mbështesin diçka dhe shtete që këmbëngulin për diçka, numrat nuk kanë rëndësi.

Për mbetjen e masave në fuqi, Bislimi gishtin e drejtoi kah Hungaria, e cila sipas tij, “si emëruesi më i vogël i përbashkët” nuk e lejoi konsensusin e shumë vendeve të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Kemi mbështetës që përkrahin heqjen e masave, por na duhet dikush që të këmbëngul për këtë. Kjo do të ndihmonte. Ka një fjali në konkluzionet e Këshillit që i hap rrugën kësaj sepse thotë që Këshilli është gati të heqë masat me kërkesë të Përfaqësuesit të Lartë. Ne e dimë se ai ishte pro heqjes së masave, ndaj ajo që na duhet tani është që Borrell t’i dërgojë një letër ku të mbështesë heqjen e masave”, tha Bislimi derisa shtoi se është optimist për këtë.

“Jam optimist sepse nëse nuk trajtohet menjëherë, kjo mund të dëmtojë procese të rëndësishme të BE-së, jo vetëm Kosovës, siç është plani i zgjerimit”, tha ai. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika