Sekuestrohen mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj Policisë në veri

Në veri të Mitrovicës, në lagjen e Boshnjakeve, Policia e Kosovës ka sekuestruar mjete të rrezikshme, përfshirë tela gjemborë të improvizuar, bomba tymosëse, municion dhe një uniformë, e cila ngjan me ato të përdorura nga grupi terrorist në Banjskë

Foto nga Policia e Kosovës.

Në veri të Mitrovicës janë gjetur mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj Policisë, duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve.

Sipas Policisë, në lagjen e Boshnjakeve, përball Shkollës së Mesme Teknike, në orët e hershme kanë pranuar informacione nga qytetarët lidhur me fshehjen e disa gjërave (pajisjeve te rrezikshme) të dyshuara që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo paraqesin rrezik potencial për përdorim të tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin në realizimin e detyrave ligjore.

Me ç‘rast, në lagjen e Boshnjakeve, Policia ka realizuar një operacion kontrolli dhe aty kanë gjetur tela gjemborë të improvizuar (iriqë), bomba tymosëse, municion dhe një uniformë.

Vlen të theksohet se, sipas Policisë, uniforma e gjetur është e ngjashme me uniformat që janë përdorur nga grupi terrorist ne Banjskë në shtator të këtij viti.

Siç thuhet tutje në njoftim, aksionet operative policore në terren janë ende duke vazhduar me qëllim të identifikimit të automjeteve të huaja të dyshuara për të parandaluar rrezikimin e qytetarëve apo për të parandaluar ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika