“Opozita s’duhet të jetë kaq komode, ndryshe Kurti do t’i fitojë zgjedhjet”

Analisti Imer Mushkolaj, i ka quajtur banale reagimet e opozitarëve pas publikimit të sondazheve në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik.

Partitë politike sipas tij, duhet të punojnë më shumë me veten teksa shton se opozita duhet të jetë më shumë aktive që të dekonstruktojë atë që e thotë qeveria.

“Nuk duhet të jetë opozita kaq komode, nëse vazhdon të jetë kaq komode Kurti do t’i fitojë zgjedhjet pa problem”, tha ai.

“Këto reagime për mua janë shumë banale me gjuhën që është zgjedhur që të reagohet. Tek e fundit të gjitha të gjitha partitë e dinë se çka është OMNIBUSI, kanë porositur vetë pyetje në OMNIBUS. Për mua është totalisht adresë e huqur që të sulmohet qoftë RTV dukagjini si porositësi qoftë me thënë sondazhe të porositura, si teori konsipartive, më shqetëson se një gjuhë e tillë vjen nga Besian Mustafa. Është nivel shumë i ulët”, shtoi Mushkolaj.

Mushkolaj thekson se sondazhet e tilla nuk duhet të prodhojnë këto lloj gjuhe.

“Partitë politike duhet të merren me rezultatin e sondazhit… jam i prirur që t’i besoj UBO Consulting. Është e rëndësishme që partitë opozitare ta pyesin veten qysh po del VV me Albin Kurti me 48.5 për qind pas gati 3 vjet qeverisje, qysh po del me këtë mënyrë totalisht për mua me rezultate qeverisëse shumë të vogla, ku jemi ne si opozitë, a kemi mundur të bëjmë më shumë, a po vetkënaqemi…  LDK në këtë rast nuk është dashur të ankohej”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika