Molliqaj: Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë sjell paqen në Ballkan

Darda Molliaj, lideri i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka heksuar se ripërcaktimi i kufijve me Serbinë sjell paqen në Ballkan

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së

Bazuar në një sondazh në kuadër të ONIBUS-it, që realizohet nga UBO Consulting për matjen e opinionit publik e të porositur nga Televizioni Dukagjini, 50.50 për qind e mbështesin Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, si kompromis që do ta mbështeste elektorati në Kosovë. Kurse, ripërcaktimi i kufijve me Serbinë e ka një mbështetje prej 49.50 për qind.

E pari i PSD-së, Darda Molliaj, duke komentuar këtë sondazh ka theksuar se ripërcaktimi i kufijve sjell paqen në Ballkan dhe “nuk lë vegza” mes palëve.

“Po e citoj një fjali prapë, edhe kjo në fillim, në mars të 2022… që kam thënë që do të bëhet Asociacioni dhe do të bëhet me kompetenca me të mëdha se viti 2013 dhe 2015, kjo për ma ka qenë e qartë. Na kemi arritur të jo sepse kemi thënë çka është më së miri për qytetarët e Kosovës, pastaj çka është më së miri për shqiptarët, pastaj çka është më së miri për Ballkanin, me pas paqe. Çka çon në paqe një zgjidhje përfundimtare që e pranojnë palët. Cila është ajo zgjidhje përfundimtare që e pranojë palët? Sipas neve ka qenë ripërcaktimi i kufijve, nuk len vegza mes vete”, ka thënë Molliqaj.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika