Tahiri: Draft-statuti i Asociacionit, maja e dështimeve të Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se maja e dështimit të kësaj Qeverie është draft-statuti i Asociacionit, i cili është prezantuar

Në konferencë të fundvitit, shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk po mund të gjejë ndonjë element që duhet përmendur si gjë pozitive që ka ndodhur në këtë qeverisje.

Tahiri ka përmendur disa pika, që, sipas tij, i kanë dhënë hije të zezë vendit, si testi PISA, draft-statuti për Asociacionin, rritja e çmimit të energjisë, siguria e vendit dhe politika e jashtme.

Ai ka thënë se maja e dështimit të kësaj Qeverie është draft-statuti i Asociacionit, i cili është prezantuar.

“Rezultati i PISA-s ka qenë më i ulëti që Kosova ka mundur ta marrë. 2) Për tri vite rresht pesë herë e kanë pasur në agjendën legjislative rritjen e pagave. Kosova ballafaqohet me sistemin me të ulët të pagave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. 3) Rritja e çmimit të energjisë duhet të adresohet urgjent tek Prokuroria e Shtetit, pasi për një numër të njerëzve është e papërballueshme kjo ngritje. 4) Siguria e vendit. 5) Luftimi i sistemit të gjyqësorit që Qeveria i bën. 6) Politika e jashtme. Kosova ka dështuar duke qenë vend i sanksionuar dhe që nuk ka marrë asnjë njohje të vetme gjatë kësaj qeverisje. 7) Zhvillimi ekonomik – për dy vite mbi 1 miliard euro nuk janë investuar në Kosovë, të cilat janë paraparë për investime kapitale. 8) Maja e dështimit të kësaj Qeverie është draft-statuti i Asociacionit i cili është prezantuar”, ka theksuar Tahiri.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika