Ngrihet aktakuzë ndaj gjashtë personave për krim të organizuar dhe import e shitje të armëve

"Prishtinë, 28 dhjetor 2023 – Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër gjashtë (6) personave për veprat penale 'Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar' sanksionuar me nenin 277 të Kodit Penal dhe 'Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse' sanksionuar me nenin 364 të Kodit Penal"

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Siç thekson Prokuroria, të akuzuarit S.S, E.Xh, Sh.H, Sh.J, S.H dhe M.L, si grup kriminal, me dashje janë marrë vesh paraprakisht që të furnizohen, transportojnë, këmbejnë, ndërmjetësojnë dhe shesin në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë së të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar njëzet armë të gjata AK-47 dhe prova të tjera materiale.

“Prishtinë, 28 dhjetor 2023 – Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë (6) personave për veprat penale ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’ sanksionuar me nenin 277 të Kodit Penal dhe ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’ sanksionuar me nenin 364 të Kodit Penal.

Prokurori Speciale njofton se të akuzuarit S.S, E.Xh, Sh.H, Sh.J, S.H dhe M.L si grup i organizuar kriminal me dashje janë marrë vesh paraprakisht që të furnizohen, transportojnë, këmbejnë, ndërmjetësojnë dhe shesin në mënyrë të  paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme, ashtu që gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë së të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar njëzet (20) armë të gjata AK-47 dhe prova tjera materiale”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika