“Kosova e përgatitur dhe e mbrojtur, Serbia s’ka guxim për sulm frontal”

Ish-kolonelët e Policisë dhe FSK-së paralajmërojnë se Serbia nuk ka guxim për sulme frontale në Kosovë, pasi pas sulmit terrorist më 24 shtator e kanë kuptuar se është e fuqishme dhe e mbrojtur

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Serbia nuk ka guxim të kryejë një sulm frontal në Kosovë, pasi tashmë pas humbjes më 24 shtator e kanë kuptuar se forcat e Policisë së Kosovës janë të larta në trajnim dhe motivim”.

Kështu ka deklaruar Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, teksa ka folur lidhur me mundësinë për një sulmi tjetër nga Serbia në vitin 2024.

“Serbia besoj e kanë parë edhe me intervenimin e fundit më 24 shtator se Policia e Kosovës është shumë lart e trajnuar shumë lart e motivuar dhe e pajisur me pajisje moderne e të tjera, në atë mënyrë frontale nuk kanë guxim edhe nuk besoj që do të ndodhë, mirëpo forma të ndryshme si 24 shtatori, ata tash po shikojnë atë debaklin që e kanë pësuar më 24 shtator në një formë tjetër e presin momentin që edhe informacionet e inteligjencës tregojnë se ka përgatitje të ndryshme, tash se kurrqysh dhe si, nuk mundet askush ta dijë, por ky është një sinjal që për institucionet tona të jenë në nivelin më të lartë të sigurisë të organizimit të përgatitjes që në rast nevoje t’i kundërpërgjigjen edhe më ashpër se më 24 shtator çdo tentative për të destabilizuar rendin kushtetues sigurinë nacionale në Kosovë”, ka deklaruar Sylejmani.

Ndërsa, sipas Afrim Veselit,  ish-kolonel i FSK-së, situata e krijuar në veri, por edhe në pjesë të tjera të territorit tonë, nuk shqetëson Serbinë, por i ka bërë nervoz dhe i shqetëson gatishmëria dhe niveli i lartë i organizimit të institucioneve tona vendore të Policisë.

Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës dhe Afrim Veseli, ish-kolonel i FSK-së.

“Vetë situata e krijuar në veri, por edhe në pjesë të tjera, palën serbe institucionet e Serbisë nuk është duke i shqetësuar shumë, sepse ata e dinë që prezenca ndërkombëtare këtu është rritur e është katërfishuar. Ata po më duket po i bën nervoz dhe i ka shqetësuar tej mase gatishmëria dhe niveli aq i lartë i organizimit të institucioneve tona vendore të Policisë, që janë në gjendje me dit çfarë po ndodh jo vetëm në territor të vetin, por edhe në territor të shtetit fqinj përreth kufirit, ku i kanë bazat dhe kush është prezent atje. Po flas për Agjencinë e Inteligjencës pro ka edhe në kudër të Policisë shërbim inteligjent. Ata po e shohin se janë të gatshëm tej mase”, ka deklaruar Veseli.

Ata, të dy, në emisionin FIVE, kanë theksuar se Kosova është shteti më i mbrojtur në Ballkan, duke disponuar një ushtri të fuqishme, aviacion dhe artiljeri të rëndë mbështetur nga NATO.

Sipas tyre, fuqia e NATO-s dhe prezenca e tyre në Kosovë janë faktorët kryesorë që e bëjnë Serbinë të mos ketë guxim për një sulm të hapur.

“Pa dyshim që Serbia ka mbrapa Rusinë, por në një betejë në Kosovë mes NATO-s dhe Serbisë, përmes Rusisë, do të fitojë NATO-ja. Ne kemi fituar në 99-tën, tani jemi një shtet i pavarur”, ka shtuar Veseli.

Ish-kolonelët kanë theksuar se Agjencia e Inteligjencës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë të gatshme t’i menaxhojnë sfidat e mundshme, duke filluar nga fazat e zbulimit dhe parandalimit deri te përballja frontale me çdo rrezik potencial.

Shija e redaktorit

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Të fundit nga rubrika