Sveçla: Prioriteti ynë vazhdon të jetë zgjerimi i sovranitetit – Integriteti territorial mbetet i shenjtë

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, në prag të përmbylljes së një viti që ka qenë vërtetë vit i rrethanave të jashtëzakonshme e rrjedhimisht, një vit i zhvillimeve sfiduese, ka thënë se shtrirja e sovranitetit dhe luftimi i krimit do të vazhdojë të jetë prioritet edhe vitin tjetër.

Sveçla, nëpërmjet një postimi në “Facebook” të dielën, derisa ka bërë bilancin e vitit 2023 në raport me zhvillimet në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe, ka thënë se Kosova ka triumfuar mbi krimin e terrorizmin, ndërsa ka shtuar se integriteti territorial është i paprekshëm.

“Shtrirja e sovranitetit dhe integritetit territorial, luftimi i krimit dhe korrupsionit ishte dhe do të vazhdojë të jetë prioritet i yni i përbashkët. Veriu i vendit tonë, që më herët ishte zonë e rehatisë dhe përfitimeve të grupeve kriminale, po i nënshtrohet çdo ditë e më shumë sundimit të rendit dhe ligjit”, ka shkruar ministri në prag të ndërrimit të motmoteve.

Ai ka përmenduar kidnapimin e tre zyrtarëve policorë në vijën kufitare – Rifat Zeka, Beqir Sefa dhe Shemë Mustafa – nga shërbimet e sigurisë të Serbisë, pasuar nga sulmi i armatosur terrorist i 24 shtatorit në Banjë të Zvecanit – komunë e banuar me shumicë serbe – në pjesën veriore të Kosovës, ku ka mbetur i vrarë Afrim Bunjaku, zyrtar i Policsë së Kosovës.

“Përkundër këtyre sfidave, Republika jonë triumfoi mbi krimin e terrorizmin. Zyrtarët tanë policorë dëshmuan se sovraniteti dhe integriteti territorial është i pacënueshëm e i paprekshëm, dhe si i tillë mbrohet edhe me jetë. Republika e Kosovës dëshmoi funksionalitet dhe zbatim të kushtetushmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika