Bujar Osmani uron Kosovën për liberalizimin e vizave

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave, duke e quajtur këtë moment historik edhe për progresion e rajonit në tërësi

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka uruar Kosovën për liberalizimin e vizave, duke e quajtur këtë moment historik për rajonin në tërësi.

“Urime Kosovës për arritjen e liberalizimit të vizave me hapjen e mundësive të reja për udhëtime dhe bashkëpunim të zgjeruar, duke promovuar lidhje më të mëdha. Një moment historik i rëndësishëm për përparimin dhe prosperitetin e Kosovës, njerëzve të saj dhe për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Osmani në X.

Qytetarët e Kosovës tashmë mund të udhëtojnë pa viza që nga 1 janari.

Ndryshe, këto janë disa kushtet që duhet t’i plotësoni para se të udhëtoni në zonën Schengen:

Pasaportë biometrike, informata e dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit, dëshmi të vendit ku do të qëndroni hotel apo tek të afërmit, detajet e udhëtimit përfshirë biletën kthyese, dokumentet e nevojshme të veturës përfshirë kartonin e gjelbërt dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika