Cameron: Do të vazhdojmë t’i ndihmojmë Kosovës në të gjitha mënyrat që mundemi

Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se Britania e Madhe vazhdon ta mbështesë, ta ndihmojë dhe ta promovojë Kosovën

Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se Britania e Madhe vazhdon ta mbështesë, ta ndihmojë dhe ta promovojë Kosovën, në të gjitha mënyrat që mundet.

Në një konferencë të përbashkët me ministren e jashtme, Donika Gërvalla, në Prishtinë, Cameron ka theksuar se Britania do të ndihmojë në betejën për tu njohur në forume ndërkombëtare.

“Ne folëm këtë mëngjes për sigurinë dhe rëndësinë e kontributin që mund të japim në këtë drejtim, duke pasur parasysh edhe rolin e madh që kemi në kuadër të KFOR-it. Jemi këtu që t’ju suportojmë, t’ju promovojmë dhe t’ju ndihmojmë në çdo mënyrë që ne mundemi. Keni pasur sfida të forta në korrupsion, por sfida kryesore është për të ndërtuar një shtet i cili është i sigurt për të gjitha komunitetet. Faleminderit për të gjitha diskutimet, sigurisht do t’ju ndihmojmë në betejën për tu njohur në forume ndërkombëtare, që është e rëndësishme dhe e meritoni. Ne ju suportojmë ju”, tha ai.

Cameron njoftoi se gjatë takimit me Gërvallën kanë diskutuar një varg temash, si trajnimi i disa pjesëtarëve të FSK-së në Britani, çështjet ekonomike, luftimin e korrupsionit.

Në anën tjetër, ministrja Gërvalla ka thënë se Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm, kur ka pasur qëndrim të qartë dhe kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Rusie, që ajo e ka konsideruar si agresive.

“Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm, atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm, kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, ka thënë Gërvalla gjatë konferencës me ministrin e Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Gërvalla e ka falënderuar Cameron-in për mbështetjen e vazhdueshme që Britania po i jep Kosovës në fusha të ndryshme.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika