Elshani: Plumbat dhe gëzhojat u gjetën afër vendit ku u vra Afrim Bunjaku

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se plumbat e gëzhojat që u sekuestruan sot në Banjskë të Zveçanit, janë gjetur afër vendit ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se plumbat e gëzhojat që u sekuestruan sot në Banjskë të Zveçanit, janë gjetur afër vendit ku u vra rreshteri policor, Afrim Bunjaku, më 24 shtator 2023.

“Në anën e djathtë të vendit ku u vra polici ynë në shtator, jo në drejtim të manastirit ku tashmë kemi bërë kontrolle, por para urës në këtë fshat – rastësisht kemi hasur në 689 copë municione”, ka thënë Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, për Portalin Dukagjini.

Në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, njësia policore sot ka gjetur dhe ka sekuestruar një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm.

Siç njofton raporti i policisë, nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.

Ndryshe, në këtë fshat, më 24 shtator 2023, një grup terrorist nga Serbia, i udhëhequr nga Milan Radojçiq, e kishte sulmuar Policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.

Pas këtij sulmi, ky grup kishte hyrë në Manastirin e Banjskës, ku kishin vazhduar luftimet me Policinë e Kosovës.

Si kundërpërgjigje, policia i kishte vrarë 3 pjesëtarë të grupit terrorist. Të tjerët kishin arritur të largoheshin.

Milan Radojçiq aktualisht gjendet i lirë në Serbi.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika