Deri në pesë orë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova, rreth katër kilometra kolona

Me pritje të gjata të gjata po vazhdojnë të përballen edhe pasditen e sotme bashkatdhetarët tanë në vendkalimet kufitare me Serbinë, për të dalë nga Kosova

Fotografi: Dorentina Thaqi

Gjatë ditës së premte, në pikën kufitare në Merdar është duke pasur kolona të gjata.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëhet më dije se kolonat për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare arrijnë deri në katër kilometra, ndërsa pritja për të dalë nga Kosova është pesë orë.

Pritje deri në dy orë e gjysmë ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë.  Ndërsa, në Mutivodë ka pritje deri në 90 minuta, kurse në vendkalimin kufitar në Muçibabë po pritet 45 minuta.

Ndërsa, sipas Qendrës së Menaxhimit Kufitar, pikat kufitare me më së shumti kolona ka në Merdar me katër kilometra e gjatë dhe te Dheu I Bardhë mbi një kilometer. Në Muçibabë kolona është afërsisht një kilometer e gjatë. Ndërsa, në Mutivodë është rreth 500 metra.

Te dhena nga Qendra e Menaxhimit Kufitar

Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë maksimum deri në 10 minuta

 

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika