55 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të kaluara, konfiskohen 34 patentë shofer

Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik, thonë nga Policia e Kosovës

Foto ilustrim, Policia e Kosovës duke regjistruar një gjobë

Gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor, njofton Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Policia e Kosovës ka njoftuar se me zyrtarët e saj janë duke kryer aktivitete në teren me qëllim që të parandalohen aksidentet rrugore, por edhe janë duke ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj atyre personave që nuk respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik.

“Gjatë 24 orëve të kaluara në këtë fushëveprim në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve iu janë konfiskuar patentë shoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik”, thuhet në komunikatë.

Policia ka bërë apel tek të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilent dhe gjatë pjesëmarrjes në rrugë të respektojnë dispozitat ligjore që burojnë nga ligji mbi trafikun rrugor, në mënyrë që secili të kontribuon në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika