Ndalimi i Dakajt në Serbi, Smakiqi: U arrestua gabimisht, prokuroria serbe nuk e indentifikoi siç duhet personin që kërkonte

Avokati Xhevdet Smakiqi, për rastin e Hasan Dakajt që u ndalua në Serbi, ka thënë se prokuroria e Serbisë nuk e ka identifikuar siç duhet personin që po kërkonte. Sipas tij, kjo sepse Dakaj në atë kohë ishte 19- vjeçar dhe "nuk ka mundësi ndoshta asnjë dëshmitar, përveç sajimeve që do të mund të indentifikonte një 19-vjeçar kur tashmë kur i ka afro 50 vjet"

Avokati, Xhevdet Smakiqi

Avokati Xhevdet Smakiqi, në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për rastin e Hasan Dakajt që është ndaluar në Serbi, ka thënë se të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, dhe se tashmë janë në fazën e procedurës ku do të shtrohet një ankesë.

“Unë për të qenë i sigurtë kam kërkuar sot që të na konfirmojnë nëse e kanë dorëzuar ankesën apo jo, por deri tani nuk kemi asnjë konfirmim, sepse jemi në një situatë që konsiderojmë se Dakaj është ndaluar politikisht, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe atij i është ndaluar lëvizja e lirë nën dyshimin për krime lufte”, ka thënë Smakiqi.

Avokati ka thënë se Dakaj asnjëherë nuk ka qenë i dyshuar për vepra penale, as në Kosovë, por as jashtë Kosovës.

Prokuroria e Serbisë krejt gabimisht nuk e ka indetifikuar as personin që po kërkon, sepse Dakaj në atë kohë ishte 19-vjeçar dhe nuk ka mundësi ndoshta asnjë dëshmitar, përveç sajimeve që do të mund të indentifikonte një 19-vjeçar tashmë kur i ka afro 50 vjet”, ka thënë Smakiqi.

Sipas avokatit, ky është një gabim faktik që prokuroria e Serbisë është duke e bërë.

“Kjo për neve ka qenë dhe është një gabim faktik të cilin prokuroria e Serbisë është duke e bërë, sepse krejt gabimisht e ka arrestuar Hasan Dakajn”, ka shtuar Smakiqi.

Tutje, Smakiqi ka theksuar se presioni diplomatik mund ta lirojë ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj.

Ndryshe, më 5 janar të këtij viti, në pikën kufitare me Serbinë në Merdar, është arrestuar nga policia serbe ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj.

Lexo dhe: Arrestohet në Merdar veterani i UÇK-së Hasan Dakaj, flet avokati i tij

Avokati i tij, Xhevdet Smakiqi, ka thënë se familja Dakaj është nën frikë dhe ankth të madh pasi policia serbe ka arrestuar familjarin e tyre dhe, sipas tij, i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Kushumli.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika