Miftaraj – Haxhiut: Fajin dhe dështimin e keni në mesin tuaj edhe pse po akuzoni të tjerët

"Jo kompetenca, arroganca dhe qëllimet e këqija janë sinonim i kësaj qeverie, fajin dhe dështimin e keni në mesin tuaj edhe pse po akuzoni e mallkoni te tjerët”, tha Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi

Ehat Miftaraj – IKD

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Gjykata Kushtetuese është pengesë për jetësimin e reformave në drejtësi.

Në një postim në Facebook, Miftaraj tha se LVV në rrugëtimin e saj e ka politikë dhe mision të identifikojë dhe targetojë armiq.

“Për vitin 2024, për LVV armiku numër 1 i saj është Gjykata Kushtetuese. Target i lehtë për ta sulmuar, etiketuar dhe faturuar dështimet e keq qeverisjes së LVV në mbi tre vite në pushtet. Reforma e dështuar në drejtësi është kontestuar edhe nga Komisioni i Venecias. Ndërhyrjet e papërshtatshme të kësaj qeverie janë konstatuar edhe nga ekspertet eminente të Këshillit të Evropës”, shkroi ai.

Sipas tij, ato që Miftaraj i quan “dështime” të kësaj qeverie janë ekspozuar edhe nga ato pak OJQ që kanë mbetur “të pakapura”.

“Dhe që nuk kanë hyrë në raporte kontraktuale dhe financiare me ministra dhe eksponente të kësaj qeverie dhe legjislature. Jo kompetenca, arroganca dhe qëllimet e këqija janë sinonim i kësaj qeverie, fajin dhe dështimin e keni në mesin tuaj edhe pse po akuzoni e mallkoni te tjerët”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika