Zhduken dy persona, njëri në Istog e tjetri në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara, njëri në Prizren e tjetri në Istog, janë zhdukur dy persona e të cilët janë me probleme mendore

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy raste të ndara janë zhdukur dy persona, të cilët kanë edhe probleme, njëri psikike e tjetri mendore.

Në njoftimin e policisë thuhet se një person ka raportuar se vëllai i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Ky rast është në fshatin Baicë të Istogut.

Policia ka bërë të ditur se është duke e hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se vëllai i tij mashkull  kosovar (me probleme psikike) është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa, në rastin tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prizren është raportuar i zhdukur.

Sipas njoftimit, i njëjti kohëve të fundit kishte probleme mendore.

Derisa vëllai i tij kishte raportuar në polici se që nga data 09.01.2024 nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se vëllai i tij, mashkull  kosovar, i cili kohëve te fundit ka probleme mendore ka dalë nga shtëpia qe nga data 09.01.2024 dhe nuk dihet për ve ndodhjen e tij”, thuhet tutje.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika