Mot i vranët, nga e mërkura me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në dy ditët e para të javës, ka parashikuar mot me vranësira dhe reshje lokale, ndërsa nga e mërkura do të jetë mot i qëndrueshëm

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashikohen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.

Nga dita e mërkurë, moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius.

Deri më tani, sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sasitë e reshjeve për muajin maj u regjistruan 60 mm në perëndim të Kosovës, 13 mm në lindje, 23 mm në qendër, 19 mm në jug dhe në veri të vendit.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika