Kryediplomati spanjoll: Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston Kosova, por nuk do të thotë se e njohim sovranitetin e saj

Kryediplomati spanjoll, José Manuel Albare, në një intervistë për “el Periodico de Espana” ka komentuar vendimin e Spanjës për të pranuar pasaportat e Kosovës. Ai thekson se pranimi i pasaportave nuk do të thotë njohje e Kosovës apo sovranitetit të saj. Albare përmend se Spanja është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, por pranojnë pasaportat e saj

I prerë se Kosovën dhe sovranitetin e saj nuk do ta njohin edhe pse i pranojnë pasaportat kosovare është shprehur kryediplomati spanjoll, José Manuel Albare, duke theksuar se “mund të pretendojmë se nuk ekziston”.

Albare, në një intervistë për “el Periodico de Espana” ka komentuar vendimin e Spanjës për njohjen e pasaportave të Republikës së Kosovës.

“…Prandaj, filluam të pranojmë pasaportat kosovare. Edhe pse kjo nuk do të thotë, siç tregojnë këshillat juridike spanjolle dhe të të gjitha shteteve që nuk e njohin Bashkimin Evropian, dhe e them edhe një herë, asnjë njohje të Kosovës apo sovranitetit të saj. Ne jemi pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohim Kosovën dhe të pestë i pranojmë pasaportat e tyre”, ka thënë Albare.

Kryediplomati spanjoll ka thënë se Spanja nuk do të jetë pengesë për dialogun Kosovë – Serbi.

“Por, e kam thënë edhe shumë herë dhe e them sërish sot këtu, se Spanja nuk do të jetë kurrë pengesë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. As për afrimin mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian. Sepse, ai territor i Kosovës është brenda Ballkanit Perëndimor dhe shkon në samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Dhe përfaqësuesi i Lartë bëri një punë të lavdërueshme dhe ne e mbështesim atë. Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por, kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj”, ka thënë me tej Albare.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika