Lajçak takon Bislimin, dakordohen se zbatimi i marrëveshjes është urgjent

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Zvicër me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të diskutuar për dialogun

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Zvicër me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, për të diskutuar për dialogun.

Lajçak ka shkruar se me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, kanë diskutuar për një gamë të gjerë të çështjeve të ndërlidhura me dialogun, dhe se janë pajtuar që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes së Normalizimit është urgjent.

“Me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin diskutuam një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i marrëveshjes për rrugën e normalizimit është urgjent”, ka shkruar Lajçak.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika