Prokuroria jep detaje për shpërthimin në veri: Një person hodhi mjetin shpërthyes në drejtim të dy viktimave

Prokuroria Themelore e Mitrovicës për Portalin Dukagjini ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar si “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Dy persona kanë mbetur të plagosur të hënën mbrëmë në veri të Mitrovicës, si pasojë e shpërthimit të një granate dore.

Njëri nga të plagosurit, sipas policisë, ka marrë lëndime të rënda, por që i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Valon Preteni nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, për Portalin Dukagjini, ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar si “Vrasje e rëndë në tentativë“, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Me datë 15 janar 2024 rreth orës 23:52, rrugën ‘Knjaz Millosh’ në Mitrovicë të Veriut, një person deri tash i paidentifikuar ka hedhur një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore, në drejtim të dy viktimave të cilët kanë pësuar plagë trupore. Prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe së bashku me policinë rasti është duke u hetuar për veprat penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’, ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, ka deklaruar Preteni.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin në veri, Veton Elshani, më herët ka thënë për Portalin Dukagjini se lidhur me këtë rast ende nuk është arrestuar ndonjë person dhe se nuk beson që rasti ka të bëjë me çështje etnike.

“Ende nuk ka të arrestuar, derisa nuk kemi arsye të besojmë që ky rast ka lidhje me çështje etnike”, tha Elshani.

Ai shtoi se granata ka shpërthyer jashtë hotelit “Bisevac”.

“Granata ka shpërthyer jashtë hotelit Bisevac, derisa tre persona kanë qenë duke hyrë në veturë”, u shpreh Elshani.

Dy të lënduar nga shpërthimi i granatës së dorës në Mitrovicën e Veriut

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika