Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për “Vjedhje”

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një të dyshuari për "Vjedhje"

Të martën e 16 janarit, Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim një të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”.

Fotoja e tij është publikuar duke u mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së nenit 71, paragrafit 4, pika 4.1, 4.4, 4.12, lidhur me zbatimin e nenit 77, paragrafit 2, të KPP-së, si dhe në përputhje me nenin 8, të KEDNj-së.

Policia e Kosovës ka kërkuar kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikim e të dyshuarit.

“Ne vlerësojmë lart bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika