Stojkoviq: Do të jem në Prekaz, nuk i frikësohem regjimit të Vuçiqit

Avokati i Nikolla Surdulloviq, Çedomir Stojkoviq do të vendosë lule tek varri i Blerina Jasharit në Prekaz të enjten e 18 janarit. Ai ka thënë se nuk ka frikë për pasojat shtetërore të kësaj vizite

Avokati i Nikolla Sandulloviqit, Çedomir Stojkoviq

Nesër do të jetë në Prekaz, dhe në orën 15 do të vendos kurora lulesh tek varri i Blerina Jasharit. Avokati i Nikolla Sandulloviqit, Çedomir Stojkoviq tha për Radio Dukagjinin  se nuk ia ka drojën pasojave shtetërore për këtë vizitë. Për më tepër, thotë se pret të shoh se a do të reagoj shteti serb ndaj tij, njësoj si ndaj Sandulloviqit.

Ai nga Serbia dhe qytetarët e saj kërkon të vetëdijesohen, derisa shqiptarëve të Kosovës u drejtoi mesazh se do të vazhdojnë të punojnë për pajim.

Stojkoviq bëri të ditur se Nikolla Sandulloviq është liruar nga paraburgimi, por gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë, anise jashtë rrezikut. Një pjesë të trupit thotë se e ka të paralizuar,derisa i është kufizuar edhe lëvizja dhe i është marr edhe pasaporta.

“Nuk jemi frikësuar, nuk do të frikësohemi dhe me arrestimin që e bëri regjimi i Vuçiqit, nuk guxon dhe nuk mund ta frikësoj askënd që dëshiron të luftoj për paqe në këto hapësira. Njëherit, dua t’u dërgoj mesazh qytetarëve të Serbisë se nuk mund të lejohet që dikush që flet të arrestohet e lë më të rrahet vetëm se po vendos lule tek varrezat e viktimave të pafajshme shqiptare,apo cilido popull”, ka thënë ai.

Ai[Sandulloviq] është liruar nga paraburgimi, por liria e tij e lëvizjes nuk është e plotë dhe i është marr pasaporta. Gjendjen shëndetësore nuk e ka të mirë. Është e mirë në kuptimin se nuk e ka jetën në rrezik, por nuk është e mirë në aspektin e përgjithshëm shëndetësor, për faktin se pjesën e djathtë të trupit e ka të palëvizshëm, mund të thuhet të paralizuar, si pasojë e rrahjes. Veç kësaj, e ka edhe një bri të thyer dhe lëndime tjera.” 

Mediat nuk Serbi nuk i kanë dhënë hapësirë rastit të Sandullovia dhe ai dëshiron që ky rast të jetë i pranishëm në mediat tjera. Kujtojmë se për rastin e Sandulloviqit që u rrëmbye dhe  maltretua rëndë kishte reaguar edhe Bashkimi Evropian.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika