Stojançe Angellov: Situata për momentin nuk është alarmante

Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, në çdo moment pritet të arrijë një helikopter, i cili do të tentojë të pengojë përhapjen e zjarrit në pjesën ku ruhen lëndët shpërthyese

Zjarrfikësit janë duke punuar në lokalizimin e zjarrit që ka rënë të hënën në mëngjes në zonën e ish-fabrikës së duhanit në Tetovë.

Sipas drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, në çdo moment pritet të arrijë një helikopter, i cili do të tentojë të pengojë përhapjen e zjarrit në pjesën ku ruhen lëndët shpërthyese.

“Për momentin po punohet në detektimin e ajrit, gjegjësisht nëse ka gazra toksikë dhe çfarë lloji. Situata për momentin nuk është alarmante. Sipas informacioneve që kemi, ka një nivel të shtuar të grimcave PM”, ka thënë Angellov.

“Për këto arsye kemi kërkuar që uji të hidhet përgjatë vijës së zjarrit, gjegjësisht të pengohet që zjarri të mos bartet në pjesën e pasme ku ka kontejnerë me lëndë shpërthyese”, ka shtuar drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Kryetari i Tetovës: Zjarri është izoluar

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika