Stojkoviq niset sot drejt Serbisë: Do të kenë mundësi të më arrestojnë

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka njoftuar se sot do të niset drejt Serbisë dhe se do të kenë mundësi ta arrestojnë atë

Avokati, Çedomir Stojkoviq.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, ka bërë të ditur se sot në orën 09:00 do të niset drejt Serbisë.

“Në atë kohë kam në plan të kaloj kufirin”, ka shkruar Stojkoviq në platformën X.

Stojkoviq ka thënë se në sferën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, do të kenë mundësi ta arrestojnë atë, sikurse politikanin serb, Nikolla Sanduloviqin.

“Në sferën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, i cili do të ketë mundësinë të më arrestojë mua, si dhe Nikolla Sanduloviqin, sepse kam vendosur lule në varrin e fëmijës shtatëvjeçare Blerina Jashari”, ka shkruar avokati serb.

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, dje ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” dhe ka vendosur lule te varri i Blerina Jasharit në Prekaz.

Lexo dhe: Avokati serb bën homazhe në Prekaz te varri i Blerina Jasharit

Kjo vizitë e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, është paralajmëruar para disa ditësh dhe është kundërpërgjigje ndaj politikës së Aleksandër Vuçiqit.

Madje, ai ka lënë edhe një letër te varri i Blerina Jasharit.

Lexo dhe: (FOTO) “Urrejtja vdes, ti jeton përgjithmonë”, letra që avokati serb la mbi varrin e Blerina Jasharit

“Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet paqe. Dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën “Më fal”, thuhet në letër.

Në fjalimin e tij para medieve, Stojkoviq është shprehur se mesazhi i Prekazit është se “liria gjithmonë fiton”.

Lexo dhe: Avokati serb pasi vendosi lule në Prekaz: Liria gjithmonë fiton

“I arrestuar ose jo, unë do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Siç janë plot. Sepse liria nuk vjen nga gjykimet. As burgjet nga hekurat. Liria vjen nga zemra e njeriut. Ne që nuk kemi frikë – sepse njerëzit e mirë s’kanë pse të frikësohen – ne veçse e kemi shpjeguar veten tonë. Prej të gjitha mesazheve që lihen në këtë vend, ky është më i rëndësishmi: Liria gjithmonë fiton”, ka thënë Stojkoviq.

Mbrëmë, avokati serb, Çedomir Stojkoviq ishte i ftuar në “Debat Plus“. Për të pasur më shumë informacione rreth kësaj, mund t’i lexoni lajmet më poshtë:

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika