Problemi softuerik në kufirin e Malit të Zi: Të gjithë kosovarët në kërkim nga Interpoli

Disa qytetar të Kosovës kanë pritur për orë të tëra të premten në pikëkalimin kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në Bozhaj, për shkak se sistemi i ka paraqitur të gjithë kosovarët si të kërkuar prej Interpolit

Vendkalimi kufitar Bozhaj, Foto: Boris Pejović

Disa qytetar të Kosovës kanë pritur për orë të tëra të premten në pikëkalimin kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në Bozhaj, për shkak se sistemi i ka paraqitur të gjithë kosovarët si të kërkuar prej Interpolit.

Mediumi malazez “Vijesti” ka raportuar se problemi ka qenë në softuerin e Interpolit dhe ka zgjatur të paktën tri orë.

Ndërsa, kreu i Drejtorisë së Policisë ka konfirmuar për “Vijesti” se problemi softuerik është rregulluar rreth orës 20:30, pas së cilës policia ka mundur të lejojë të paktën tetë shtetas të Kosovës, në mesin e të cilëve edhe gazetarë të “Kohës Ditore”, të vazhdojnë rrugëtimin në Prishtinë.

Sipas raportimit, edhe policët e kishin të qartë se ka problem me sistemin e Interpolit, por për shkak të domosdoshmërisë së kontrollit, nuk kanë lejuar shtetasit e Kosovës ta kalonin kufirin.

“Kjo ndodh rrallëherë”, ka thënë Policia e Malit të Zi.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika