Osmani për demarkacionin me Malin e Zi: Politikanët e kanë thënë fjalën e tyre, tash është koha e ekspertëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se për demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, duhet të flasin ekspertët e fushës dhe jo politikanët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Malin e Zi, ka thënë se për cështjen e Malit të Zi, duhet të flasin ekspertët e fushës, sipas saj politikanët tashmë e kanë thënë fjalën e tyre.

Këtë deklaratë presidentja Osmani e tha, në Samitin e Demokracisë të Evropës Juglindore me temën “Lufta në Evropë: Ndikimi në Ballkan”, që po mbahet në shtetin e Malit të Zi.

“Politikanët nuk do të flasin më, ekspertët do të krijojnë një komision të përbashkët për të vendosur kufirin. Tashmë u takon ekspertëve që të vazhdojnë punën, jo politikanëve që e përfunduan punën duke ratifikuar dokumentet”, ka thënë Osmani, sipas portalit malazez CDM.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, më 18 maj të këtij viti Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, kishte thënë se shteti të cilin e përfaqëson nuk dëshiron që të ketë asnjë problem me shtetin e Kosovës.

Gjukanoviq nuk e kishte përjashtuar mundësinë për korrigjimit, ai kishte deklaruar se do të krijojnë kushte për korigjime që sipas tij do të kontribuonin që demarkimi i kufirit të jetë i logjikshëm.

Ndërkaq kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një deklaratë të tij kishte thënë se cështja e demarkimit në mes të dy vendeve tashmë është temë ë mbyllur.

“Në këtë moment nuk e shoh atë mundësi, as dikush në Mal të Zi atë nuk e trajton si problem. Për Malin e Zi, ajo është çështje e mbyllur në momentin kur është nënshkruar”, kishte deklaruar thënë ai.

Dritan Abazoviç, zëvendëskryeministër i Malit të Zi

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, ishte miratuar në vitin 2018 në Kuvendin e Kosovës.

Në atë kohë, thuhej se, miratimi i demarkacionit  nga Kuvendi i Kosovës është kusht për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Por, edhe pse u miratua në Kuvend me shumicën e nevojshme të votave, Kosova ende nuk i ka te liberalizuara vizat.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika