Aksident në mes të një veture dhe kamioni në magjistralen Pejë – Prishtinë, një i lënduar

Nga një aksident në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Leshan, në magjistralen Pejë - Prishtinë, ka pësuar lëndime trupore një person, i cili është jashtë rrezikut për jetë

Ilustrim

Në fshatin Leshan, i cili ndodhet në magjistralen Pejë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 13:27 kemi pranuar informatën për një aksident në mes të një veture dhe një kamioni në fshatin Leshan. Një person ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika