OBSh-ja raporton për rritje të rasteve me fruth në Evropë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se Evropa ka regjistruar 30 mijë raste me fruth vitin e kaluar, apo 30 herë më shumë raste se në vitin 2022

Një dozë e vaksinës kundër fruthit. Fotografi ilustruese nga arkivi. Foto: Reuters

Evropa ka regjistruar 30.000 raste me fruth vitin e kaluar, apo 30 herë më shumë raste se vitin 2022, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke bërë thirrje për një fushatë “urgjente” të vaksinimit.

“Ne kemi në rajon jo vetëm rritje 30-fish më të lartë të rasteve me fruth, por pothuajse 21.000 hospitalizime dhe pesë vdekje të lidhura me fruthin. Kjo është shqetësuese”, tha OBSH-ja.

Rajoni i Evropës që OBSH-ja mbulon përfshin 53 shtete, përfshirë Rusinë dhe Azinë Qendrore. Dyzetë shtete kanë regjistruar raste me fruth më 2023, tha organizata.

Rusia dhe Kazakistani kanë regjistruar më së shumti raste, përkatësisht nga 10.000 raste secila. Evropa Perëndimore, Britania po ashtu kanë regjistruar 183 raste.

Niveli i vaksinimit kundër sëmundjes ka rënë gjatë pandemisë COVID-19 dhe “përpjekjet urgjente për vaksinim janë të nevojshme në mënyrë që të ndalet transmisioni dhe të parandalohet shpërndarja e mëtejme”.

Afër 1.8 milion foshnja në rajonin e Evropës që mbulon OBSH-ja nuk ishin vaksinuar mes viteve 2020 dhe 2022.

“Është e rëndësishme që të gjitha shtetet me shpejtësi të detektojnë rastet dhe të përgjigjen shpejt ndaj shpërthimeve të fruthit, të cilat mund të vënë në rrezik përparimin e bërë drejt eliminimit të fruthit”, tha OBSH-ja.

Niveli i vaksinimit kundër fruthit po ashtu ka rënë në nivel global. /REL

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika