Presidenti polak fal dy ish-anëtarët e burgosur të kabinetit qeveritar

Presidenti polak, Andrzej Duda, fali të martën dy ish-anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm nga burgu

Presidenti polak, Andrzej Duda, fali të martën dy ish-anëtarë të kabinetit qeveritar dhe bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm nga burgu, në përputhje me kërkesat e partisë kryesore opozitare Ligj dhe Drejtësi (PiS), e cila humbi zgjedhjet muajin e kaluar.

Ish-ministri i Brendshëm, Mariusz Kaminski, dhe zëvendësi i tij Maciej Wasik u burgosën këtë muaj, pasi u dënuan për abuzimin me detyrën në funksionet e tyre qeveritare. Të dy zyrtarët u futën në grevë urie, duke thënë se janë të burgosur politikë dhe burgosja e tyre shkaktoi protesta të gjera me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra mbështetësve të partisë PiS.

Presidenti Duda, një aleat i kësaj partie, pati dekretuar faljen e të dy politikanëve pasi u dënuan fillimisht në vitin 2015, por Gjykata e Lartë polake e shpalli të pavlefshëm dekretin e tij, duke thënë se falja presidenciale nuk mund të bëhej përpara se të merrej një vendim përfundimtar për çështjen.

Dy ish-zyrtarët shërbenin në atë kohë në qeverinë nacionaliste të partisë PiS dhe Gjykata e Lartë vendosi vitin e kaluar se çështja duhej të rihapej. Ata u dënuan me dy vite burgim në dhjetor, kur qeveria e re e koalicionit të qendrës mori pushtetin në Poloni.

Pak ditë pas burgosjes së tyre, zoti Duda njoftoi se kishte filluar procesin për faljen e tyre për herë të dytë.

“Për mua, ata janë gjithnjë të falur, por duke marrë parasysh trazirat sociale, vendosa të fillojë procedurë të re faljeje. I bëj thirrje ministrit të Drejtësisë për lirimin e menjëhershëm nga burgu të këtyre dy zotërinjve”, u shpreh në një deklaratë presidenti Duda.

Më herët të martën, ministri i Drejtësisë, Adam Bodnar, i cili është edhe prokuror i përgjithshëm, tha se dy personat nuk duhet të falen, por se opinioni i tij nuk është i detyrueshëm për presidentin.

Kryeministri i ri, Donald Tusk, është zotuar të zhbëjë disa nga politikat e partisë PiS dhe të ndëshkojë zyrtarët e akuzuar për shkelje gjatë periudhës që ishin në detyrë. Zoti Tusk ka thënë se dëshiron ta rikthejë Poloninë në linjat e standardeve demokratike të Bashkimit Evropian, pas qeverisjes tetëvjeçare të partisë PiS gjatë së cilës pati përplasje të rregullta me Brukselin për reformimin e gjyqësorit, medieve dhe sektorë të tjerë./VOA

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika