Anulohet seanca ndaj të akuzuarit për krime lufte në Istog

Me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit për krime lufte Çaslav Joliq, avokatit Miodrag Brkljaq, është anuluar seanca

Me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit për krime lufte Çaslav Joliq, avokatit Miodrag Brkljaq është anuluar seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kjo u konfirmua nga zyra e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Musa Konxheli, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Nga zyra e gjykatësit, Konxheli bën të ditur se avokati Brkljaq kishte kërkuar anulimin e seancës për arsye shëndetësore.

Po ashtu, u tha se palët janë njoftuar me kohë për anulimin e kësaj seance dhe asaj të paraparë për të enjten (25 janar).

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 18 nëntor 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Çaslav Joliq, me arsyetimin se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në bashkëkryerje me persona të tjerë, duke i shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, ka aplikuar masat e torturimit dhe të shkaktimit të vuajtjeve të mëdha apo cenimit të integritetit trupor ose shëndetit kundër popullsisë civile që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt për shkaqe që lidhen me luftën.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika